Goran Siljanovski kthehet në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Dinamos, ka firmosur për skuadrën e Bregalnicës.
Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale foto me fanellën e skuadrës së tij të re. 31-vjeçari u aktivizua në 33 ndeshje me Dinamon, por pa mundur të bëjë shumë për të shpëtuar nga rënia nga kategoria.
Skuadra e Bregalnicës sezonin e kaluar e mbylli në vendin shtatë. Siljanovski, përveçse me Dinamon në Shqipëri ka luajtur edhe për Flamurtarin ne sezonet 2017-2019.
U mendua se ai do ta vazhdonte karrieren e tij ne Shqiperi, por nuk ka ndodhur keshtu teksa tashme e ka zgjedhur skuadren e re me te cilen do te luaje ne sezonin e ri. Padyshim qe pervoja me Dinamon nuk i ka lene pershtypje te mire dhe si rrjedhoje do te mundohet ta lere njehere e mire pas ate.