Të shumta kanë qenë zërat në merkato, për të ardhmen e Kristal Abazajt, por futbollisti i Kombëtares, ka mbetur përfundimisht pjesë e Anderlehtit, të paktën deri në fund të sezonit.
Mediat belge raportojnë se shqiptari ishte shumë pranë huazimit te Saint Truidens, por marrëveshja ka dështuar në momentet e fundit. Nuk bëhen ende të ditura arsyet e bllokimit të 22-vjeçarit, teksa në këto kushte, Abazaj do të vijojë të aktivizohet te skuadra B.
Situatë aspak e favorshme kjo për ish-futbollistin e Kombëtares, i cili rrezikon të humbasë edhe vendin në ekipin Kombëtar. Transferimi te një klub i dorës së dytë do të ishte më i përshtatshëm për shqiptarin, i cili do të kishte më shumë minuta në dispozicion për të treguar vlerat e tij.