Tre humbje në tre ndeshje duke pasur në përbërje një prej futbollistëve më të mirë në botë në vitin e fundit.

Për parlamentin egjiptian, ajo që ka shfaqur Egjipti në Rusi 2018 është e pashpjegueshme e për këtë arsye ka nisur një hetim parlamentar rreth shkaqeve të disfatës.

Hetimi kryesor ka të bëjë me faktin se pse Federata zgjodhi Groznin si bazën e saj, pavarësisht faktit se të gjitha ndeshjet e ekipit do të zhvilloheshin shumë larg kryeqytetit të Çeçenisë.

Gjithashtu është konstatuar se në hotelin e përfaqësueses kishte gjithmonë hyrje dalje personash të famshëm, apo biznesmenësh që kërkonin të takonin Salah, duke shpërqendruar ekipin nga arsyeja e vërtetë për të cilën kishin udhëtuar drejt Rusisë.

Për më tepër, situata e pashpjegueshme është pse u lejua Salah të merrte pjesë në darkën me liderin çeçen, Ramzan Kadirov, i akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Në atë darkë atë e bënë qytetar nderi, por rreth tij u krijua një ciklon mediatik që dëmtoi edhe ekipin. /vipsport/