E ardhmja e Vedat Muriqit është te Lacio. Mediet italiane raportojnë se marrëveshja mes Fenerbahçe dhe romanëve është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Akordi është arritur për 14 milionë euro, plus mbrojtësin nga Angola, Bastos, i cili do të bëhet pjesë e Fenerbahçes në sezonin e ardhshëm.

Rasportohet se vlerës së operacionit mund t’i shtohen edhe 2 milionë të tjera në formë bonusesh, në varësi të paraqitjeve të Muriqit. Ky i fundit do të firmosë kontratë për pesë vite me pagë 2 milionë euro në sezon. Lacio shpreson ta mbyllë këtë operacion sa më shpejt, teksa pretendohet që të dielën Muriqi të jetë zyrtarisht i Lacios.

26-vjeçari pritet të vendoset krah Imobiles në sulmin e Lacios, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League, kompeticion të cilin Muriqi nuk ka luajtur më parë.

Bomberi i kombëtares së Kosovës vjen te Lacio si zëvendësim për Kaisedon, i cili do të largohet drejt Katarit. /vipsport/