Lacio këtë merkato nuk do t’ia dijë për pandemi, por është totalisht e përqendruar për të transferuar lojtarët e duhur në merkato, me qëllim për të shkuar sa më larg në Champions League e sezonit të ardhshëm. Objektivat janë të qartë dhe njëri mes të rëndësishmëve është drejt arritjes.
Me David Silva po diskutohen detajet e fundit dhe sezonin e ardhshëm mesfusha e Lacios mund të jetë frikshme me Luiz Alberton, Milinkoviç Saviç dhe mesfushorin e Sitit. Megjithatë, edhe mbrojtja ka nevojë për ndërhyrje. Tare do Kumbullën dhe një koreano-jugor, Kim Min Jae. Nëse ky i fundit arrihet lehtë, pasi luan në Kinë me Guan dhe dëshiron të debutojë në Europë, ndryshe ndodh me Kumbullën.
Oferta e fundit e Lacios është 16 milionë, plus 3 të tjera në formë bonusesh, bashkë me kartonin e Andre Anderson. Verona kërkon më shumë, por Tare për momentin po shtyn me këtë ofertë, duke shpresuar që Interi të dorëzohet dhe t’i lërë veprim të lirë vlonjatit. /vipsport/