Shumë vite në arbitrim, madje edhe me stemën e FIFA-s si asistent por nga
sot për Dritan Salajn ka nisur një detyrë e re.

Ajo e vëzhguesit të arbitrave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Madje menjëherë në terren duke qenë sot në të parën ndeshje si vëzhgues pikërisht në sfidën e kategorisë së dytë Kukësi B- Tërbuni.

Ai mban njëkohësisht edhe detyrën e kryetarit të kolegjiumit të arbitrave të Shkodrës.

Ndoshta Salaj mund të kishte dhënë ende më shumë si asistent por për arsye nga më të ndryshmet ka vendosur të tërhiqet.

Gjithsesi nuk mund të largohet kollaj nga kjo fushë dhe për këtë arsye nga sot ai do të kryejë edhe detyrën e vëzhguesit.

Futbolli shqiptar dhe konkretisht ajo e arbitrimit, ka nevoje per njerez te tille si Dritan Salaj te cilet me korrektesen dhe ndershmerine e tyre do te dine ta thone fjalen e vet tashme edhe ne rolin e vezhguesit.