Detyre e re per Ylli Shehun. Legjenda e sulmit te te kuqve, do të jetë trajneri i skuadrës së femrave të Partizanit. Dhe debutimi i tij do te jete ne ndeshjen e neserme ndaj Vllaznise, e vlefshme per turin gjysmefinale te Kupes se Shqiperise.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i kuq me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke zyrtarizuar ish-futbollistin te ekipi i parë i femrave. Shehu vjen pas një eksperience që ka pasur me ekipet e akademisë U-19 dhe U-17.

“Klubi zyrtarizon emërimin e Ylli Shehut në drejtimin e ekipit të femrave. Pas eksperiencave të mëparshme në ekipet e akademisë U-19 dhe U-17 Shehu tashmë do të udhëheqë vajzat e kuqe, skuadër e cila mbetet një ndër prioritetet e veçanta të klubit.

Oriand Abazaj do të jetë trajneri ekipit U-17 duke zëvendësuar në këtë post Ylli Shehun”- thuhet ne komunikaten e klubit te kuq. Por ne fakt pavaresisht se ne te thuhet se ekipi i femrave do te jete nje prioritet i klubit, ne realitet kjo le shume per te deshiruar.

Fakti qe ne gjysmefinalen e pare eshte mundur 0-7 me Vllaznine, e tregon me se miri kete gje. Diferenca me kampionet e vendit eshte shume e madhe dhe mbase me Yllin Shehun ne pankine, kjo diference mund te vije duke u ngushtuar.