Dinamo ka humbur 0-1 “në shtëpi” me Laçin, për javën e 20-të të Superligës. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” pasditen e së hënës ka folur për miqtë, që i janë falur një goli të Guindo në minutën e 24 të takimit.
Pas këtij momenti, skuadrat do kishin rastet respektive, ndërsa në tre ndeshjet e këtij sezoni Laçi e mposht dy herë Dinamon. Bledar Devolli në debutimin e tij në Superligë me Dinamon nuk ia del të marrë pikë, teksa humbje pësoi edhe në Kupë.
Pas javës së 20-të, Laçi ndodhet në vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Dinamo qëndron në vendin e shtatë me 19 pikë.
Pas ndeshjes për Gol pas Goli foli trajneri i Dinamos, Bledar Devolli.
“Reginaldo? Na prishi planet, e kishim përgatitur ndeshjen ndryshe, me cilësi dhe shpëjtësi. Fatit të keq nuk kam çfarë t’i bëj. Gjynah sesi humbëm sot. Më pëlqeu ekipi në pjesën e parë dhe të dytë. Më vjen keq për vete, për djemtë dhe për klubin. Më pëlqeu reagimi, kjo më bën optimist për të ardhmen.
Kemi ndryshuar në sulm, Reginaldo na mungoi. Ndeshja ishte ndryshe. Kur shkuam para porte ishte lojë me llogjikë. Për idetë që kam në kokë, duhet kohë. Të ulim kokën të punojmë dhe të shohim para.
Na duhet përqëndrim në lojë, sidomos në goditjet e lira. Kemi lojtarë të gjatë dhe të vjen keq të pësosh. Nuk duhet të humbasim entuziasmin, sepse ky sport kështu e ka. Te goli i pësuar, të gjithë kanë faj nga pak.
Pse jo Ibraimi nga fillimi? E kishim përgatitur ndeshjen me shpejtësi dhe thellësi. Ibra është pak i lodhur, kemi ndeshje sërish. Futa Maliqin që është i shpejtë, me Kukësin ka bërë mirë. E kuptoj që është e drejtë të komentohet. E kishim përgatitur ndeshjen për topat pas shpine, ndaj ishte kjo lëvizje”, tha Devolli.