Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij u mposht nga Erzeni.Devolli deklaroi se nuk e di çfarë ndodhi në ato 10 minuta, kur u përmbys rezultati nga shijakasit. Sipas tij, ekipi duhet të rregullojë disa gjëra të vogla.
“E kishim parë Erzenin, sidomos ndaj Skënderbeut. I falem 30 metra, sepse kemi lojtarë të shpejtë. E nxorëm golin, ashtu siç kishim punuar. Nuk e di çfarë ndodhi, sidomos në ato 10 minuta, ku pësuam. U ul automati. Një penallti e shkaktuar palidhje.
Një gabim te goditja standarde dhe u ndëshkuam nga kundërsulmi. I kishim rastet me Rashitin, për të barazuar.Nuk kemi çfarë të bëjmë. Ky është futbolli dhe duhet të pranojmë verdiktet.
Ne do vazhdojmë punën dhe garën. Do rregullojmë disa gjëra të vogla. Janë edhe 33 pikë në lojë. Çdo gjë është e mundur për të shpëtuar. E pafalshme që ë goditje standarde për ne dhe të pësojmë me kundërsulm. Nëse dorëzohem unë, çfarë ndodh me ekipin?”- eshte shprehur Devolli.