Stavri Nica do të vijojë të jetë trajneri i Kukësit. Pas humbjes me Vllazninë vete ai ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” deklaroi se takoi futbollistet, i falenderoi per punen e bere me ta dhe u largua sepse paraqiti doreheqjen.
Por ndihmesi i tij Kernaja ne konferencen per shtyp deklaroi se Nica e ka thene ne gjaknxehtesi kete gje dhe si rrjedhoje do te rikthehet per te vazhduar punen me skuadren e Kukesit deri ne fund te kampionatit dhe duket se keshtu do te ndodhe.
Mirëpo, ditën e sotme ai është rikthyer sërish në stërvitje siç duket edhe në një foto të publikuar sot. Pas një bisede të qetë, larg nervave të lojës duket se palët kanë rënë dakord për të vijuar së bashku deri në fund.
Nica dhe Kukësi tani duhet të fokusohen te ndeshja e rradhës që i sheh në shtëpi përballë Egnatias kryesuese, ndërsa drejtuesit vazhdojnë punën për të përforcuar ekipin në merkato.