Opinion nga Roland LUÇI

Megjithese kane kaluar vetem pak dite nga ajo çfare ndodhi, na duket tashme e larget ajo shfaqje e turpshme ne Shkoder, nje rremuje e dhunshme qe opinioni yne sportiv e denoi, dy Klubet Sportive te prekuara e ne njefare menyre protogoniste ne ate ngjarje u grinden e u pajtuan, por vagabondazhi i asaj dite vazhdon te kundermoje ne tempujt e futbollit tone duke i dhene shije te keqe vete ketij te fundit ne saje te disa vendimeve absurde te Komisionit te Disiplines se FSHF qe per te disaten here behet protogonist negativ me rolin qe gabimisht merr ne gjoja mbarvajtjen e Kampionatit.

Edhe kete here me keto denime te tejzgjatura ne kohe influencon negativisht ne ndergjegjen sportive; ne vend qe ngjarje te sojit te Shkodres te harrohen sa me pare, duke lene stadiumet bosh per muaj te tere i aktualizon vazhdimisht ato, duke na bere te vuajme per situata te kaluara, te denuara e te harruara tashme!
Ndoshta hera e pare ne histori qe derby Tirana-Partizani do te luhet pa tifoze ne stadium; nuk do te kete emocionet qe te dhuron kjo loje aq popullore qe nuk do te ishte e tille sikur te mos kishte rivalitet e perplasje, kartona te verdhe e te kuq. shperthime ndjenjash e oshetima thirrjesh gezimi, pra te nje gjendje emocionale inkandeshente qe zoteron ne ato minuta magjike jo vetem ne fushen e lojes, por dhe ne ambientin ku mijra perkrahes te njeres a tjeter skuader dritherohen e gezohen se bashku me ekipin e tyre ne fushe per golin, penalltine, fitoren apo humbjen e skuadres se tyre te zemres.
Qe kalohen ndonjeher kufijte ne fushe dhe jashte saj eshte e njohur, prandaj ka dhe kartone e denime gjithfaresh me synim qe masa disiplinore te ndikoje ne mosperseritjen e gjesteve te denueshme sipas Rregullores se Futbollit. Pra eshte kjo rregullore nje mjet ndihmes qe me aplikimin e neneve dhe sanksioneve qe atje parashikohen ka synim mbarevajtjen e ndeshjeve te veçanta dhe Kampionatit ne pergjithesi. Por gjithmone me sensin e mases dhe ne sherbim te futbollit dhe jo mekanikisht si shume here e famshmja Rregullore zbatohet, ne vend qe te interpretohet, se jemi njerez te ndergjegjshem ne fund te fundit e jo robote te telekomanduar nga disa formulime edhe te vjeteruara e deri diku absurde qe jane ankoruar me shume ne koken e disave se ne Rregulloren vete.
E ne kete sens urojme qe te jete derby i fundit qe do te zhvillohet ne kete forme pa jete, i braktisur ne shkretetire…ne mes te Tiranes.
Ne “ndihme” ne kete pasazh arsyetimi me vjen Bosi i Bajernit, Rumenige i cili para ndeshjes se radhes se Champions League i ben thirrje UEFA-s te heqe sanksionet ndaj CSKA se Moskes ndaj se ciles gjermanet do te luajne javen e ardhshme, ne Moske!!!
Pra vini re, ne nje ndeshje aq te rendesishme qe ne fund te fundit ka nje vlere shumemilioneshe finaciare per fituesin, Bajerni vete ben thirrje qe te lejohen tifozet e denuar qe te shikojne dhe shijojne ndeshjen, te perkrahin ekipin e tyre dhe te emocionohen e gezohen bashke me te, se pa ta nuk ka kuptim as ne aspektin sportiv e as ne asnje aspekt tjeter, qofte dhe ate komercial, zhvillimi i ndeshjeve.
E ne kete kuader Rumenige nuk nguron qe ashtu si dhe une e shume e shume te tjere ti quaje absurde keto nene te Rregulloreve qe gjoja duan te mbajne nen zap shfaqjet antisportive, por qe ne fakt mbajne nen zap dhe mpijne futbollin vete.
Ne NDIHME me vjen indirekt dhe Armando Duka, Presidenti i FSHF!
Armando ankohet dhe apelon qe te lejohen tifozet shqiptare te ndjekin ndeshjen dhe te mbeshtesin Perfaqesuesen tone ne Beograd ndaj Serbise. Pra sepse duhen tifozet, duhet atmosfera e ndezur ne arenat sportive, duhen emocionet.
E ne kete vazhde arsyetimi duhet qe te kihet me teper kujdes qe Kampionatit tone ti rikthehet atraktiviteti dhe jo te denohet me inekzistence emocionale. Se duke denuar Tiranen dhe Vllaznine per 25 ndeshje me stadiume bosh (?!) duhet te jesh i ndergjegjshem se ke denuar dhe ekipet kundershtare te tyre te luajne ne nje ambient qorr-shurdh-memec, pra praktikisht ke denuar te gjithe pjesmarresit e ketij evenimenti popullor sportiv dhe jo “dy Klubet shkaktare” qe per mua nuk ishin as shkaktare te asaj qe ne Shkoder ndodhi!
Te gjitha propozimet e tjera qe synojne dashamiresisht te zbusin efektet e denimeve te tilla antifutboll si lejimi i femijeve, grave apo
pensionisteve ne stadiume ne raste te tilla denimesh jane jashte realitetit dhe nuk shprehin mesazhin qe futbolli vete transmeton dhe duhet te transmetoje ne masat sportedashese.
Masa shtrenguese po, po ne sherbim dhe jo ne dem te futbollit, se per ate qellim dhe jane formuluar dhe sanksionuar dreqi e mori.
Uroj qe javen e ardhshme stadiumet tona te gumezhijne dhe FSHF tua riktheje futbollin atyre qe ate e dashurojne aq shume!