Një ditë pas ndeshjes me Vllazninë, lojtarët e Dinamos nuk kanë kryer stërvitje, por janë relaksuar në pishinë të premten dhe sot do t’i rikthehen fushës për të nisur përgatitjet për transfertën e Korçës.
Mbetet të shihet gjendja e disa futbollistëve që kanë probleme fizike, siç janë Arturo Rexhinaldo, Edis Maliqi dhe Eni Imami. Në këtë moment, stafi teknik ka nevojë për të gjithë lojtarët, por më shumë për sulmuesit.
Ndaj Vllaznisë u aktivizua Ibraimi si 9 false dhe mbetet të shihet se çfarë zgjedhjesh do të bëjë trajneri ndaj Skënderbeut.
Rexhinaldo më shumë ka qëndruar jashtë sesa ka luajtur.