Humbja me Kukësin do t’i rëndojë Vllazninë edhe për ndeshjen e javës së shtatë, pasi trajneri Brdariç nuk do të ketë të gatshëm kapitenin Erdenis Gurishta ndaj Vllaznisë.

Në minutën e 66-të ka një faull taktik të kapitenit Gurishta që ndërhyn ndaj Ndrecës. Gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë dhe shkodrani plotëson numrin katër të të verdhëve dhe automatikisht është i pezulluar për bardheblutë.

Përveç kapitenit, trajneri Brdariç nuk do të ketë në dispozicion edhe mesfushorin Mustedanagiç, i cili në fund të sfidës me verilindorët u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithate, pavaresisht ketyre mungesave objektivi i Vllaznise padyshim qe do te jete fitorja ndaj bardhebluve ne ndeshjen e planifikuar per t’u luajtur diten e shtune ne stadiumin “Loro Boriçi”.