Dhuna e ushtruar ndaj gjyqtarëve dhe ndërprerja e kampionatit pas bojkotit të tyre, ka çuar sot presidentin e FSHF-së, Armand Duka, në kryeministri.

Ai është takuar atje nga kryeministri Edi Rama me të cilin është zhvilluar një takim formal rreth situatës dhe gjetjes së një zgjidhje për normalizimin e situatës.

Sipas “Top Channel”, pritet që ky takim të pasohet nga një tjetër më i rëndësishëm ditën e hënë, ku do të mblidhet një tryezë në të cilën FSHF do të diskutojë me policinë për zgjidhjen e ngërçit të krijuar dhe kushtet për të kthyer sigurinë në stadiume.

Sipas legjislacionit aktual, forcat e rendit nuk mund të jenë të pranishme në stadiume dhe vetëm amendimi i këtij ligji mund të bëjë të mundur kthimin tyre në impiantet sportive dhe plotësimin e kërkesës që gjyqtarët kanë ngritur ndërsa FSHF e bën prej kohësh.