Incidentet e ndodhura ne ndeshjen e sotme te kampionatit te femrave ne mes Tiranes dhe Vllaznise, shoqeruar edhe me akte dhune qe kane çuar ne nderprerjen e saj qe ne minuten e 22-te, kane marre vemendjen edhe te mediave pasditen dhe mbremjen e sotme.
Por perveç ndonje lajmi gjysmak te raportuar ngaqe ne fushen sportive “Skender Halili” nuk ka patur asnje gazetar te pranishem, ajo qe ka bere pershtypje ka qene edhe nje deklarate e KF Tirana qe per gjithçka ka ndodhur fajesonte pjestaret e Vllaznise.
Nje deklarate qe ne pamje te pare te le te dyshosh per shume te paverteta dhe pikerisht per kete arsye, gazeta “Shkodra Sport” gjate mbremjes se sotme ka tentuat te kontaktoje edhe me drejtues te Vllaznise per te degjuar edhe prej tyre versionin e ngjarjes qe ka ndodhur.
Por gazeta meson se presidenti Lazer Matija dhe tre futbolliste te ekipit te Vllaznise jane te shtruara ne spital si rrjedhoje e goditjeve te shumta qe kane marre dhe pasojave te shkaktuara prej tyre. Ne keto rrethana, askush prej kampit shkodran nuk ka dashur per momentin te flase ne lidhje me ngjarjen ne fjale kete mbremje sepse me shume e rendesishme per ta ka qene gjendja shendetesore e personave te demtuar.
Megjithate, mesojme se diten e neserme Klubi i Futbollit te Femrave Vllaznia do te kete edhe ai nje reagim per gjithçka ka ndodhur dhe me shume siguri qe reagimi i tij ka per te zbardhur shume te paverteta te thena ne deklaraten e klubit bardheblu./SHKODRA-SPORT.COM/