Policia e Shtetit ka bërë të ditur emrat e personave të cilët janë arrestuar si përgjegjës për ngjarjet e turpshme që ndodhën në stadiumin “Selman Stërmasi” gjatë ditës së djeshme, në fund të ndeshjes Tirana-Kukësi.
Policia ka bërë të ditur se të gjithë përballen me padi penale për prishje të rendit dhe sigurisë. Por ndërkohë, ka bërë të ditur se edhe kompania e sigurimit që ishte punësuar për këtë sfidë nga bardheblutë do të përballet me sanksione pasi punonjësit e saj nuk kanë përmbushur detyrimet.
Gjithashtu, një ccështje penale është hapur edhe ndaj klubit Tirana që nuk ka përmbushur detyrimet ligjore për marrjen e masave të sigurisë për ndeshjen në fjalë. Këto probleme ishin konstatuar që në derbi dhe Triana nuk kishte bërë asgjë për t’i korrigjuar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në përgjigjen e kthyer Klubit Sportiv “Tirana” e ka bërë me dije që nuk do të garantonte rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe në përfundim të këtij aktiviteti sportiv, pasi nuk plotësonte kërkesat në bazë të ligjit nr. 79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016, ” Për masat shtesë të Sigurisë publike”.
Lidhur me situatën e krijuar ditën e djeshme pas mbarimit të ndeshjes Policia mori këto masa:
Me marrjen e informacionit ndërhyri në kohë për parandalimin dhe agravimin e mëtejshëm të situatës duke larguar tifozat nga fusha drejt vëndëqëndrimit fillestar.
Menjëherë bëri kapjen dhe shoqërimin pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 të 12 tifozave prishës të rendit dhe të sigurisë, si më poshtë:
-Amarildo Gjoni,18 vjeç,banues në Tiranë
-Donald Bilushi 37 vjeç,banues në Tiranë
-Briken Karaj, 18 vjeç, banues në Tiranë
-Iraldi Karaj 18 vjeç,banues në Tiranë
-Altin Vrapi, 31 vjeç, banues në Tiranë
-Ledio Pepa, 20 vjeç,banues në Tiranë
-Daniel Doce,18 vjeç, banues në Tiranë
-Klevi Shaphasa,18 vjeç,banues në Tiranë
-Hamit Hakrama,21 vjeç,banues në Tiranë
-Oltion Halili, 18 vjeç, banues në Tiranë
-Kameliano Maliq, 18 vjeç,banues në Tiranë
-Luis Zhllima, 22 vjeç,banues në Tiranë.
Personat e sipërpërmendur janë proceduar penalisht për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.
Nëpërmjet pamjeve filmike dhe informacioneve po vazhdon puna për identifikimin, shoqërimin dhe procedimin penal dhe administrativ të personave të tjerë të përfshirë në prishjen e rendit dhe qetësisë në këtë aktivitet sportiv.
Gjithashtu ndaj subjektit privat “Octapus 1 Security” i pajisur me licensë të kategorisë 1-3A, e kontraktuar nga Klubi Sportiv “Tirana” për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe në përfundimit të aktivitetit sportiv për mospërmbushje të detyrimeve ligjore u morën këto masa:
Gjobë drejtuesit teknik, bazuar në ligjit 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni 26 germa “d” dhe “dh”.
gjobë për 5 punonjës të subjektit SH.P.S.F “Oktapus 1 Security”, bazuar në ligjin 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni 27.
Ju bëjmë me dije se subjekti privat “Octapus 1 Security”i pajisur me licensë të kategorisë 1-3A është gjobitur për mospërmbushje të detyrimeve ligjore dhe për problemet e ndodhura edhe në ndeshjen K.F Tirana – K.F Partizani në datë 28.09.2018.
Vazhdojnë procedurat për procedimin administrativ të Klubi Sportiv “Tirana” për mosbzatimin dhe marrjen e masave bazuar në lgjin Nr. 19/2016, datë 22.09.2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”.
Sqarojmë se për për drejtuesit e K.F “Tirana” dhe drejtuesit e stadiumit “Selman Stërmasi” ka filluar procedimi penal për mos përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga ligji nr. 79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016, ” Për masat shtesë të Sigurisë publike” të evidentuara në ndeshjen e datës 28.09.2018. midis K.F Tirana – K.F Partizani.
Policia e Tiranës është e vendosur të zbatoj me përpikmëri detyrimet dhe përgjegjësit e përcaktuara në aktet e mësipërme për marrjen e masave gjatë zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme./vipsport/