Dhuna në futboll vjen me disa skena të tmerrshme nga Argjentina, të denja për filmat horror. Ngjarja e fundit e dhunshme ka ndodhur në ligën e katërt të futbollit. Në çerekfinalen mes Juventus de Pergamino dhe Independiente de Chilvilcoi, pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në avantazh 1-0 për miqtë.

Por, menjëherë pasi lojtarët dhe arbitrat u drejtuan për te dhomat e zhveshjeve, tifozët vendas të Juvetus de Pergamino u futën në fushë dhe iu drejtuan arbitrave të ndeshjes.


Siç raportojnë mediat argjentinase, arbitri Bruno Amiconi dhe asistentët Marcelo Acosta dhe Maurizio Luna, u transportuan menjëherë për në spital. Fotot po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, ku shihet një gjyqtar i mbuluar në gjak në dhomat e zhveshjeve, apo koka e çarë thellë. Për të kuptuar më shumë, shihni këto pamje:

© shkodrasport.com

© shkodrasport.com