Dhunë nuk ka vetëm në futboll. Ndodh edhe në basketboll, teksa ditën e djeshme në qytetin e Përmetit është zhvilluar një ndeshje mes ekipit të femrave të këtij qytetin me Flamurtarin.

Përfundimi i ndeshjes ka sjellë një incident të rëndë, teksa babai i njërës prej vajzave që luan me Përmetin ka goditur dy nga basketbollistet e Flamurtarit.

Pas ndeshjes ka pasur tension mes vajzave të dy dyja ekipeve dhe Ardian Çobo është ai që e ka pësuar.

Policia e ka arrestuar sot 46-vjeçarin, i cili ka kundërshtuar forcat e rendit një ditë më parë dhe ka dhunuar dy prej vajzave vlonjate.

Kështu për agresorin do të nisë procedimi penal dhe gjithçka është në dorë të gjykatës që do të vendosë për dënimin.

Këtë herë në Përmet nuk kanë dhunuar miqtë, sikurse ndodhi para disa kohësh në ndeshjen mes vendasve dhe Këlcyrës, ku u dhunua gjyqtari i ndeshjes nga futbollistët miq. /EDS/