Rreth një muaj më parë, dy futbollistët shqiptarë të klubit KF Isa Boletini Sindelfingen, që militojnë në kategoritë inferiore të futbollit në Gjermani, sulmuan pas një ndeshje me FSV Deufringen, gjyqtarin serb të takimit Darko Milakoviç.

Teksa ekipi i Deufringen po fitonte 3-2, gjyqtari Milakoviç ndëshkoi me karton të kuq lojtarët shqiptarë, Mërgim Dobruna dhe Adonis Gashi. Të revoltuar për këtë vendim, të dy shqiptarët i kishin shkuar gjyqtarin e kishin nisur t’i bërtisnin e ta sulmonin.

Është media serbe “kurir.rs” që raporton për këtë lajm, ku shkruan se edhe shokë të tjerë nga ekipi ishin bashkuar në këtë sulm ndaj gjyqtarit serb. “Serbë të ndyrë, do ju vrasim” – mësohet të jenë shprehur lojtarët teksa e godisnin.

Gjyqtari Milakoviç përfundoi në spital i dëmtuar në gju, ndërkohë serbët shkruajnë se klubi Isa Boletini Sindelfingen është gjobitur me 1000 euro, ndëshkim rekord për nivelin e ligës ku bën pjesë, ndërsa lojtarët Dobruna dhe Gashi morën një pezullim maksimal prej 18 muajsh.

(panorama-sport)