Me dy fitore në dy ndeshjet e para në krye të kuqezinjve, aq më tepër ndaj dy rivalëve kryesor historik, Sergio Conceiçao po i bën të gjithë për vete. Pas fitores së Supuerkupës ndaj Interit, tani duket se është koha e duhur për “dhuratën” e parë për trajnerin portugez.

Arda Guler mund të jetë përforcimi i parë i madh i Milanit në afatin kalimtar të merkatos së janarit. Djaloshi turk nuk ka arritur dot të fitojë një vend stabël në formacionin e Ancelottit, ndaj është i hapur për një ekip të ri.

Me vetëm disa ndeshje të luajtura, ku nuk është se ka spikatur, gjë që ka bërë që klubi madrilen të mendojë seriozisht mundësinë e huazimit të tij. Dhe duket se vendi ideal për të fituar përvojën e nevojshme është Serie A dhe Milani.

Sergio Conceiçao, i ardhur së fundmi në krye të kuqezinjve, beson se Guler do ishte i aftë të përshtatej në mënyrë të përkryer në skemën e tij dhe mund të jetë një pjesë kyçe në projektin e tij ambicioz.

Lëvizja e mundshme e turkut drejt Milanos sipas mediave italiane është në një fazë të avancuar, gjë që tregon se transferimi i tij mund të ndodhë në ditët në vijim të merkatos së janarit./telesport/