Një banderolë gjigande ka veshur njërën anë të stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, në prag të kryendeshjes së kësaj jave në Superligë kundër Tiranës. Pamja duket me të vërtetë spektakolare.

Mbishkrimi “Një skuadër, një ëndërr” dhe logo e skuadrës së Vllaznisë zënë pjesën më të madhe të kësaj banderole gjigande.

Ndeshja Vllaznia-Tirana luhet nesër në ora 13:00, ndërsa stadiumi mitik “Loro Boriçi” do të vishet me banderolën gjigande me përmasa 110m x 25m.

Ajo është një ide e ish deputetit të Shkodrës Bardh Spahia, i cili ia ka bërë dhuratë shkuadrës së zemrës, duke u uruar fitoren e kampionatit tifozëve të Vllaznisë.

“Një falenderim nga zemra për djemtë “Kuq e Blu” të cilët dizenjuan veshjen e stadiumit të Shkodrës Loro Boriçi, me simbolikat e Vllaznisë, kuq e blu/

“One Team, One Dream” është jo vetëm thjesht një logo por janë fjalë që përcjellin pasionin dhe mbështetjen ndër breza të tifozëve shkodranë për skuadrën e zemrës.

Një vlerësim me mirënjohje dhe për Neron dhe grupin e veçantë të djemve” Power 12″ që mbështetën nga fillimi këtë iniciativë”- shkruan Spahia ne postimin e tij./Shkodra-Sport.com/