Mirlind Daku u shpall “Lojtari më i mirë i ndeshjes” pas sfidës Rubin Kazan – Lokomotiva e Moskës, që përfundoi me rezultatin 1-1.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zhvilloi një ndeshje fantastike, me Dakun që asistoi në golin e vetëm për të tijët. 25-vjeçari dhuroi një asistim perfekt, pas një vrapimi nga mesfusha e deri te porta kundërshtare.
Sulmuesi me origjinë nga Gjilani mori ‘zvarrë’ mbrojtësit dhe portierin, ku më pas shoku i tij i ekipit, Vada gjeti rrugën e rrjetës.
Si asistimi, por edhe ky çmim pas ndeshjes është një sinjal mjaft pozitiv për Mirlind Dakun, i cili mesa duket pret me padurim një vend në Kombëtare për Euro 2024./newsport/