Paolo Di Canio, ish-sulmuesi i Juventusit, Lazios dhe Milanit, sot komentator teknik për “SkySport”, ka bërë disa deklarata në lidhje me kombëtaren italiane, para fluturimit të saj drejt finaleve të “Euro 2024”.

Mes temave të shumta të prekura është edhe ajo e shiritit të kapitenit të kombëtares axurre, e cila prej kohësh është në krahun e Gianluigi Donnarumma. Me rregulloren e re, në fakt, vetëm kapiteni do të mund të flasë me arbitrin kryesor të ndeshjes: “Nëse duhet sqaruar diçka në sulm ose mesfushë me arbitrin kryesor, çfarë do të bëjë ai? Ne rrezikojmë të marrim sanksione për lojtarët e tjerë. Jorginho mund ta bëjë kapitenin”.

Pastaj kishte vend për disa vlerësime të individëve të thirrur nga trajneri Luciano Spalletti: “Unë jam shumë i intriguar nga Bellanova. Me atë këmbë dhe aftësi për të kaluar në një turne të shkurtër si Kampionati Europian, ai mund të jetë i rëndësishëm.

Fagioli? Po e shtroj si çështje teknike, ai ishte jashtë për 8 muaj. Nuk mendoj se kombëtarja duhet të jetë një qendër rehabilitimi, më duket e vështirë që Spalletti ta marrë me vete në Gjermani”.

Disa fjalë edhe për një nga lojtarët më të njohur të momentit, Gianluca Scamacca. Qendërsulmues i Atalanta, së fundi fitoi “Europa League”: “Nuk mendoj se ai është shumë i përgatitur, edhe pse është rritur shumë dhe shënon gola të mrekullueshëm. Përsëri bën gabime tipike për ata që janë të vetëkënaqur, duhet të përmirësohet”.