ngel Di María dhe Louis van Gaal u takuan te Manchester United në sezonin 2014-2015, por marrëdhënia nuk ishte saktësisht idilike. Madje, që atëherë ka pasur shumë shkëmbime fjalësh plot “helm” mes të dyve, në distancë.

Kapitulli i parafundit u përjetua me rastin e dokumentarit të “Netflix”, të quajtur “Breaking Down the Wall”. Në të, futbollisti argjentinas nuk e “kafshoi gjuhën” fare: “Louis van Gaal është trajneri më i keq që kam pasur ndonjëherë dhe nuk do të lodhem kurrë ta them këtë”.

Di Maria potencoi se do ta nënvizojë këtë me forcë, sa herë t’i jepet mundësia. Gjithashtu, ai kujtoi fitoren e Argjentinës ndaj Holandës në Botërorin 2022 në Katar, me Van Gaal në stolin portokalli:

“Ne i mundëm me penallti, edhe pse ai tha se nuk do ta bënim dot, sepse gjasme dinte gjithçka. Ai përfundoi duke i futur fjalët e tij në… Më mirë le të themi se i hëngri fjalët e tij, gjasme për t’u treguar i sjellshëm”./telesport/