Juventus 3-0 Sassuolo (26′ Di Maria; 43′, 51′ Vlahovic)

Juventus ka fituar me rezultatin e pastër 3 me 0 përballë Sassuolos.

Në shtëpinë e tyre, bardhezinjtë u treguan më të saktë para portës, për të marrë më pas kontrollin e lojës.

Fillimisht ishte Di Maria që shënoi supergol, më pas Vlahovic realizoi gol përmes penalltisë, duke i dhënë të tijve qetësinë para dhomave të zhveshjes.

Pjesa e dytë kishte të njëjtën fytyrë, ku mjaftoi një asist i Di Marias, që Vlahoviç të shënonte të tretin për Juven dhe të dytin personal.