Në “Old Trafford” nuk pritet me kureshtje vetëm Kristiano Ronaldo, por edhe sulmuesi argjentinas Paulo Dibala, i cili do të jetë titullar, pasi Juventusi nuk ka të gatshëm kroatin Mario Manxhukiç për shkak dëmtimi.

Dibala ka publikuar në faqen e tij një postim, ku shkruan: “Teatri i ëndrrave. Për të luajtur në këtë stadium historik, duhet të bësh shumë sakrifica që fëmijë”. Një mesazh, që është pasur nga shumë komente edhe nga tifozët e Mançesterit.

Këta të fundit e kanë ftuar argjentinasin të transferohet te Mançesteri: “Nëse do, hajde luaj këtu çdo javë”, – shkruante një tifoz anglez. “Hajde, bashkohu me mikun tënd Pogba”, – shkruante një tjetër. Tifozët e Mançesterit e dëshirojnë në ekip argjentinasin e Juventusit, por kjo është vetëm një dëshirë e tyre./Vipsport/