Paulo Dibala është rikthyer të jetë pjesë e pandarë e formacionit startues të Juventusit, ku së bashku me Ronaldon dhe Mandzukiç kanë qenë një treshe shumë e fortë për çdo kundërshtar, në Serie A dhe në Champions League.
Të ngjashme.
Juventusi do të luajë kundër Fiorentinës këtë fundjavë, një ndeshje shumë e vështirë sipas yllit argjentinas. Para kësaj ndeshje, Dibala u shpreh:
“Ne jemi duke bërë shumë mirë këtë sezon. Do të jetë një ndeshje e vështirë në një atmosferë të zjarrtë, por ne dimë se si t’i shkaktojmë probleme e Fiorentinës dhe të marrim tri pikë.”
Dibala u pyet se si ai ndihet duke luajtur në një pozicion ndryshe, pasi ai ka shënuar shumë më pak gola se në këtë periudhë sezonin e shkuar:
“Jam i lumtur që skuadra po fiton dhe të gjithë po shënojnë gola. Natyrisht, një lojtari i pëlqen të shënojë, por unë përpiqem të jap maksimumin për skuadrën dhe të bëj më të mirën në rolin e ri”,- përfundoi Dibala./vipsport/