Një nga njerëzit që po qëndron pranë Vllaznisë, pjesë e grupit të menaxhimit, është dhe Blendi Dibra, i cili ka dhënë mendimin e tij për kuqeblutë në emisionin Rubrika Sportive në RTSH.
“Ne i kemi dhënë besim stafit tonë teknik, duke qënë si pjesë e grupit të menaxhimit. Detyra jonë ishte që të zgjidhnim këtë grup teknik: Drejtorin Teknik, trajnerin Brdaric, asistentët e tij.
Gjithçka është zgjedhje e tyre, asnjëherë nuk e kanë shkëputur marëdhënien me skuadrën. Kushtet ishin të njëjta, si për ne ashtu dhe për skuadrat e tjera.
Besoj që ritmi është ruajtur, fitorja na nderon, por duhet të vazhdojmë përpara. Çdo ndeshje është një sfidë më vete….