Vllaznia po ecen mire ne kete sezon dhe kjo padyshim qe eshte edhe merite e padiskutueshme e sponsorit Alban Xhaferi i cili bashke me stafin e tij ka ndertuar me kujdes skuadren ne te gjithe komponentet e saj.

Por kuptohet qe interesi i sportdashesve por edhe i analisteve e specialisteve eshte per te ditur edhe shumen qe ai ka paguar deri me tani tek Vllaznia.

Nje gje te tille e ka bere publike krahu i djathte i tij, juristi Blendi Dibra i cili ka qene i ftuar mbreme ne emisionin “Fair Play” ne Syri TV teksa ka deklaruar:

“Deri tani sponsori Xhaferi ka derdhur 80 milione leke, bashke me premiot. Jane te gjithe te deklaruara me fatura dhe transferta bankare. Ai po zbaton pike per pike kontraten qe ka me Bashkine Shkoder dhe eshte shume korrekt, duke patur nje rol te padiskutueshem suksesi ne kete ecuri te Vllaznise”.

Dibra ka folur edhe per procesin e privatizimit te Vllaznise dhe interesin e sponsorit Xhaferi per ta blere ate dhe per kete ka shtuar:

“Intėresi nga ana jone mbėtet, por çeshtja e pronesìse dhe e ardhmja mbeten ne fokus. Proçėsi kerkon te ndìqet ne vazhdìmesi, do ndjekìm hapat drejt ketij proçesì.

Logoja nuk shìtet, por vetem aktiviteti tregtar. Ne raportin e vlerėsimit nuk eshte e qartė si do pèrcaktohen borxhet. Do jete pjese e negocìueshme me fituesin”.