Vllaznia e ka nisur me fitore kampionatin dhe sekretari Dibra duket optimist per vazhdimesine.

Gjatë fjalës së tij ne emisionin “Pressing” ai thekson se kuqeblutë këtë sezon synojnë minimalisht Europën, ndërkohë që kërkon që të merren masa për arbitrat që bëjnë gabime.

“Duhen marrë masa, zoti Pregja duhet të jetë pak më i saktë, jo t’i justifikojë. Duhet të ketë vlerësime për gabimet e kryera nga arbitrat. Duhet qëndrim kritik ndaj gjykimeve.

Nga ana jonë, si të rinj në aspektin e drejtimit të klubit, jemi t’i përkrahim arbitrat. Por kur ka raste që gabojnë, ne do i drejtohemi organeve. E kemi dorëzuar sot ankesën tonë. Arbitrat duhet të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh Dibra.

“Janë disa emra që sugjestionojnë. Në fund janë rezultatet që flasin dhe bëhen gjykime të drejta. Nuk renditemi si pretendentë nga specialistët, prej të shkuarës me hope. Kemi vendosur që objektivi minimal është Europa. Është detyrë e Vllaznisë që kërkojë trofe. Një objektiv final është çështja e privatizimit”.

“Çështja e buxhetit ha diskutim. Vllaznia ka shpenzuar edhe 1 milion euro dhe ka rrezikuar rënien. Është çështje menaxhimi. Mund të marrësh një lojtar me kosto të ulët dhe përshtatet, ka grintën dhe dëshirën. Herë shkojnë në proporcion të drejtë, herë jo. Jemi optimistë, stafit i janë krijuar kushte komode. Zgjedhjet i kanë bërë atë dhe nuk u janë bërë ndërhyrje”. /abcnews./