As rezultati përfundimtar 4-1 nuk i ka shuar polemikat. Vijojnë përplasjet në distancë mes Argjentinës dhe Brazilit pas fitores së thellë të përfaqësueses ‘Albiceleste’: El ‘Dibu’ Martinez, portier i Aston Villa-s, i është përgjigjur Raphinha-s, i cili disa ditë më parë kishte deklaruar: “Do t’i mundim patjetër, do t’u japim një shuplakë.” Një frazë që nuk i ka pëlqyer askujt, siç e ka theksuar edhe vetë portieri: “Duhet të flasim pas ndeshjeve. Ky djalë ka nevojë për pak edukatë,” ka deklaruar ai.

“Për ne kjo ndeshje është si një finale,” ka vijuar ai. “Nuk na mjaftonte vetëm të kualifikoheshim në Botëror, donim të fitonim. Dhe duam të vazhdojmë të shkruajmë historinë.

Jo vetëm duke fituar trofe, por duke u treguar njerëzve krenari, dëshirë, sakrificë. E vërteta është se njerëzit vijnë, paguajnë biletën dhe minimumi që duhet t’u ofrojmë është një ndeshje si ajo që bëmë.”

“Nuk i kisha lexuar deklaratat dhe as që i kam parë më pas. E kuptoj situatën, është Brazil-Argjentinë, por nuk ka nevojë për deklarata të tilla. E fal Raphinha-n sepse e di që nuk e ka bërë me qëllim. Argjentina, me ose pa deklarata, do ta kishte bërë lojën e saj. E fal sepse e di që nuk donte t’i bënte keq askujt.”