“Po, në stadiumin e Realit do të shkojmë me autobus”, me këtë batutë e ka nisur Diego Simeone konferencën e tij për shtyp para derbit Real – Atletico. Ndër të tjera, tekniku i “Los Colchoneros” ka folur edhe për arbitrin apo udhëzimet që i ka dhënë lojtarëve për këtë sfidë të rëndësishme.

“Nuk po e mendoj aspak si do të menaxhjë situatën arbitri. Nuk dua të shqetësohem për këtë. Unë mendoj se si do të reagojmë ne në fushë, për atë çfarë do të bëjmë kundër një rivali me individualitete të mëdha.

Deklaratat nga kampi i Realit? Unë jam i fokusuar te ndeshja. E di se ju si gazetarë keni nevojë për më shumë përgjigje, për këto polemika që lindin gjatë ndeshjeve të rëndësishme, por unë jam i fokusuar te ndeshja.

Udhëzimet? Ne nuk kemi folur gjatë për këtë, kemi vendosur t’i lëmë lojtarët të rikuperohem mirë. Pastaj nuk është e ka shumë për të thënë, dimë thuajse gjithçka për ta. Por ne duam të fitojmë”, është shprehur Simeone.