Ksavi Hernandez e ka nisur me dorë të fortë te Barcelona. Trajneri i katalanasve kërkon profesionalizëm dhe respektim të rregullave nga ekipi i tij.
Ndryshe, do të ketë pasoja. Lojtari i radhës që ka provuar “dorën’ e Ksavit është Osman Dembele. Pas Pikesë, të cilit i ka ndaluar një intervistë në TV, radha i ka ardhur francezit.
Por sulmuesi i Barcelonës e ka pësuar më keq se shoku i ekipit. Francezi bëhet lojtari i parë që gjobitet nga klubi për thyerje të rregullave të vendosura nga trajneri i ri.
Mediat spanjolle raportojë se sulmuesi ka mbërritur tre minuta me vonesë në stërvitje e për rrjedhojë do të paguajë pasojat.
Ai është paraqitur në orën 08:33 të mëngjesit të djeshëm në stërvitje, vetëm 180 sekonda më vonë nga çfarë parashikon rregullorja. Por, Ksavi nuk është menduar dy herë, nuk ka pasur falje dhe për sulmuesin është vendosur gjoba e parë.