Nga Maringlen ZHIVANI
Edi Martini dhe Liridon Leci janë takuar përsëri së bashku pas shumë vitesh… Në ndeshjen e djeshme mes Trepçës dhe Rahovecit, ata ishin kundërshtarë, por jashtë fushës së blertë duket se respekti dhe konsiderata që ata kanë për njëri-tjetrin nuk mungon.
Së fundmi, ndërmjet Edi Martinit dhe Liridon Lecit, që vite më parë ishin së bashku te Vllaznia, me shkodranin si trajner dhe kosovarin si futbollist, nuk kishte si të mungonte një përshëndetje e ngrohtë mes tyre para ndeshjes Trepça-Rahoveci.
Edhe në foton e shkrepur para fillimit të këtij dueli, respekti dhe konsiderata që kanë për njëri-tjetrin duket mjaft e madhe.
Ndeshja mes tyre përfundoi në barazim 0-0, me Trepçën e Edi Martinit që ndodhet në vendin e pestë në renditje, ndërsa Rahoveci i Liridon Lecit renditet në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit.(www.shkodrasport.com)