E ardhmja e Elseid Hysajt te Napoli nuk është e sigurt pas emërimit të Karlo Ançelotit si trajneri i ri i skuadrës.

Menaxheri i mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare deklaroi pak ditë më parë se nuk kishte dyshime që Hysaj do të qëndronte, por me sa duket ideja e tij me planet e klubit mund të mos përputhen, pasi Karlo Ançeloti po kërkon me ngulm një alternativë për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Edhe pse Ançeloti, në kohën kur drejtonte Bajern Mynih u interesua për mbrojtësin shqiptar, me sa duket nuk e sheh për momentin si alternativën më të mirë të mudnshme në këtë pozicion.

Sipas ekspertit të merkatos italiane, Alfredo Pedulla, mbrojtësi i djathtë është pozicioni që ai i ka kërkuar specifikisht presidentit De Laurentis që të përforcojë.

“Në 11 titullarë, do të jenë të paktën katër ata që do të largohen. Reina ka ikur, por kujdes me të gjithë ata që kanë klauzola.

Mendoj për shembull Hysajn e Zielinskin”, tha ai. Ançeloti i ka kërkuar De Laurentis që me paratë nga shitja e Hysajt të tentohet të blihet Xhoshua Kimih nga Bajern Mynih. /vipsport/