Deri para pak vitesh, Shkumbini i Peqinit ishte pjesë e Superligës, madje duke e thënë shumë seriozisht fjalën e tij në mes skuadrave më të mirë të futbollit shqiptar.
Sfidat Vllaznia- Shkumbini mbahen ende mend edhe sot nga tifozët shkodrane sepse kanë qenë përballje shumë të vështira.
Por sot, historia e tij është krejt tjetër. Jo vetëm që nuk është më pjesë e Superligës por rrezikon shumë seriozisht edhe rënien nga kategoria e parë ku merr pjesë aktualisht.
Madje, përcaktuese për këtë gjë mund të jetë një përballje me një tjetër skuadër veriore.
Kjo ngaqë ka të ngjarë që sfida ndaj Veleçikut në play-out të jetë përcaktuese për këtë gjë.
Koplikasit ndodhen në vendin e dytë aktualisht në grupin A të kategorisë së dytë dhe këtë vend thuajse e kanë përfundimisht të zënë.
Kjo do t’u japë mundësinë atyre të luajnë me skuadrën e parafundit të grupit B të kategorisë së parë që me shumë të ngjarë do të mbahet nga Shkumbini.
Një ndeshje që pritet me interes në të gjithë Malësinë dhe shpresat janë që djemtë e trajnerit Duli të tregojnë vlerat që të fitojnë dhe të ngjiten një kategori më lart.
© shkodrasport.com