Vllaznia do te luaje neser ndaj Partizanit dhe gjithçka duket gati per ta kaluar me sukses edhe ate. Ne rradhet e lojtareve ka besim se mund t’ia dalin me sukses edhe ne kete ndeshje. Nje gje e tille eshte pare edhe ne fjalet e sulmuesit Haris Dilaver ne konferencen e sotme per shtyp kur eshte shprehur:
“Jam i kënaqur që jam bërë pjesë e këtij klubi me shumë histori në Shqipëri, klub në të cilin më kanë mirëpritur të gjithë. Nuk mund të them se jam 100 për qind i kënaqur me paraqitjet e mira sepse mund të bëj edhe më mirë, por jam i kënaqur që ekipi ka treguar një ecuri të jashtëzakonshme.
Do të doja një gol ndaj Partizanit, por e rëndësishme është që ekipi të paraqitet mirë. Unë shpresoj që të bëjmë të njëjtën gjë si ndaj Kastriotit, edhe nesër. Unë kam ardhur këtu të flas për ndeshjen e nesërme dhe nuk kam dëshirë të flasë për probleme të tjera.
Më vjen keq kur shohë që shumë media nuk flasin sesa mirë ka luajtur Vllaznia, por merren me çështje të tjera. Kemi bërë 13 gola, jemi ekip i ri dhe kryesojmë me meritë renditjen dhe presim më shumë mbështetje. Nuk mund të them se sa gola do të shënoj, e kam një objektiv, por nuk dua ta bëj publik.
Pika më e fortë e kësaj skuadre është trajneri që ka një eksperiencë shumë të madhe dhe atë eksperiencë e ka transmetuar tek ne. Na vjen keq që nuk i kemi pranë tifozët, por një tjetër pikë e fortë e jona është bashkëpunimi”.