Fitimi i Kupes se Shqiperise nga Vllaznia dhe sigurimi i pjesmarrjes se saj ne “UEFA Conference League”, ka shkaktuar nje gezim te madh ne kampin shkodran. Ky ishte nje nga objektivat sezonale te realizuar dhe natyrisht qe te gjithe jane te kenaqur.
Por nga ana tjeter, kualifikimi per ne Kupat e Europes ka krijuar edhe njefare amullie per ate se çfare e pret Vllaznine/ Prej ditesh, gazeta e vetme sportive ne vend- “Panorama Sport” ka publikuar lajme te ndryshme sipas te cileve, fituesja e Kupes se Shqiperise do te siguronte kalimin ne turin e dyte te “Conference League”.
Nga kjo, shuma qe ajo do te perfitonte nga UEFA do te shkonte ne 450 mije euro dhe pikerisht per kete arsye, pati nje duel te forte ne finale se kush do ta fitonte kete takim.
Por ne fakt, e verteta duket krejt ndryshe. Drejtues te larte te KF Vllaznia kane kontaktuar diten e djeshme me perfaqesues te FSHF-se per te mesuar me shume ne lidhje me pjesmarrjen ne kete kompeticion europian dhe kane marre ne fakt, nje lajm “te keq”. Fituesja e Kupes se Shqiperise do ta niste konkurrimin e tij jo nga turi i dyte, por nga i pari!!!
Çka do te thote 100 mije euro me pak. Dhe kjo gje sigurisht qe i ka merzitur drejtuesit kuqeblu qe kishin menduar ndryshe. Megjithate ne ditet ne vazhdim do te mesohet me shume ne lidhje me kete gje. Fakti qe skuadra shkodrane do t’i filloje pergatitjet me 10 qershor, per t’u bere gati per sfiden e pare europiane, do te thote se ata jane duke i bere planet per daten 7 korrik, kur luhet ndeshja e pare e turit te pare te “Conference League”./SHKODRA-SPORT.COM/