Kategoria e Parë luajti dhe dy ndeshjet e parafundit të javës së tretë, me fitoren e Dinamos përballë Burrelit që ra në sy. “Nëndetësja” i shënoi plot 5 herë skuadrës së drejtuar nga Renato Hoti, duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren.

Ndeshja eshte dominuar ne te gjitha drejtimet nga djemte e drejtuar nga trajneri Dede te cilet kane hapur serine e golave me ane te mesfushorit koplikas Ersil Ymeri ndersa pjesa e pare do te mbyllej me golin e Denison.

Ne te dyten do te ishte perseri ky futbollist qe do te shenonte edhe golin e trete nderkohe qe do te kishte vend edhe per nje dygolesh te Taulant Markut qe ne kete menyre kompleton fitoren e thelle 5-0 te bluve.

Kështu Dinamo rimerr kreun e Kategorisë së Parë dhe njëherë, ndërsa Skënderbeu nga ana tjetër zbret në vendin e 11-të.

DINAMO 5-0 BURRELI

Ymeri 28′, Denison 45+3′, 51′, Taulant Marku 65′, 80′