Dinamo barazoi me rezultatin 0-0 përballë Teutës. Rustem Hoxha ishte ai që foli pas ndeshjes.
Lojtari i Dinamos deklaroi:
Durrësi është shtëpia ime, ndihem mirë sa herë luaj këtu. Ishte ndeshje speciale për mua, donim ta fitonim këtë ndeshje. Lajm i mirë që nuk pësuam, lajm i keq që nuk shënuam. Shpresoj të vazhdojmë kështu të mos pësojmë gola dhe të shënojmë.
Nuk mund të them se është moment jo. Kemi marr barazim me Partizanin, jemi barazuar në shtesë. Një ndeshje jo e mirë është ajo me Skënderbeun. Dhe sot nuk po them jemi të kënaqur me barazimin, por është fushë shumë e vështirë e Teutës dhe aq më tepër për pozitat që kanë ato në tabelë. Nuk mund ta quaj mini krizë, nuk është për t’u shqetësuar.
Jemi aty dhe shumë shpejt do të rikthehemi të fitoret. Mungesat kanë ndikimin e vet, nuk është puna vetëm te ndeshja. 5-6 mungesa ndikojnë dhe në stërvitje dhe te ritmi e loja që zhvillojmë.
Besoj se kemi fituar me të gjitha ekipet. Teuta në pjesën e parë presion lart, në të dytën na dha terren. Mendoj se zgjedhjet i kemi bërë mirë dhe në ndeshjet më përpara dhe me ekipet më poshtë në tabelë. Bylis? Një ekip të bëhet si mace e zezë gjatë kampionatit.