Dinamo ka përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes me Georgios Mexis sipas “transfermarkt”. 29-vjeçari grek i bashkohet dinamovitëve pasi u largua nga AO Chaidariou dhe bëhet përforcimi i parë në merkaton e dimrit.
Mexis pritet të zyrtarizohet në vazhdim nga 18 herë kampionët e Shqipërisë.
Kjo është aventura e tij e parë jashtë shtetit grek mëson Newsport.al, ndërsa shton alternativat për trajnerin Mehmeti.
Kujtojmë se në krahun e djathtë të mbrojtjes luajnë Albion Marku dhe Silvio Vokrri. Dinamo mban aktualisht vendin e 5 në renditjen e Superiores.