Dinamo ka fituar me rezultatin 1-0 miqësoren me skuadren e Seria B italiane AC Reggiana. Ndeshja u luajt në “Campo Sportivo di Cavola”, prej orës 17:30. Shkodrani Qardaku shënoi golin e vetëm të gjithë takimit. Ky test miqësor i shërbeu trajnerit Dritan Mehmeti për përgatitjet para kampionatit.

Eridon Qardaku po preferohet ne maje te sulmit nga trajneri Mehmeti dhe ai po mundohet t’ia shperbleje duke bere mire dhe goli i djeshem eshte tregues se lojtari i formuar tek Akademia Vllaznia mund te shnderrohet ne nje element te rendesishem per Dinamon ne sezonin e ri

Kujtojmë se Dinamo vazhdon fazën përgatitore në Itali ku ndodhet prej 20 korrikut. 18 herë kampionët e Shqipërisë vijnë më skuadër të re për këtë sezon. Por nderkohe me kete skuader eshte duke u provuar edhe nje tjeter futbollist shkodran Francesco Dibra i cili madje ne miqesoren e kaluar te bluve shenoi edhe nje gol.