Drejtuesit e Dinamos duhet të bindin Fjoart Jonuzin që të zgjedhë fanellën blu para se të shkojë në Kosovë. “Panorama Sport” zbulon se mesfushori kuksian është emri më fundit në merkaton e kryeqytetasve, por edhe në këtë rast jemi ende në kuadrin e përpjekjeve apo të dëshirave. E sigurt është se te Dinamo e pëlqejnë shumë këtë futbollist, që ka treguar një nivel të kënaqshëm dy sezonet e fundit me Vllazninë.

Emri i 26-vjeçarit është përmendur ditët e fundit edhe për një kalim të mundshëm në Kosovë, te Ballkani i Ilir Dajës, por në kampin blu kanë besim se do të arrijnë të firmosin me këtë mesfushor. Jonuzi ka luajtur fillimisht me ekipin e vendlindjes, Kukësin, ndërsa më pas me Laçin, Gjilanin në Kosovë dhe Vllazninë në tri sezonet e fundit.

Niveli i tij në rritje ka bërë që drejtuesit e Dinamos të ngulmojnë për këtë lojtar dhe tani mbetet të shihet nëse do të konkludojnë me firmë në kontratë apo jo.

Nderkohe edhe tek Vllaznia e presin per t’u rikthyer e per te rinovuar. Megjithate ne ditet ne vijim do te kete zhvillime, teksa pritet me shume interes te mesohet se cili do te jete destinacioni i ardhshem i Fjoart Jonuzit, per te cilin pa shfaqur interes edhe ekipi i Ballkanit.