Dinamo do të luajë sot me Elbasani, ndërsa lojtari më i mirë i saj, Baton Zabërgja, është ftuar sërish nga përfaqësuesja e Kosovës.
“Dardanët” kanë rezervuar një ftesë për lojtarin e Dinamos, që po spikat këtë sezon.
23-vjeçari do të jetë në dispozicionin e trajnerit Franko Foda për sfidat e marsit. Kosova përballet me Islandën, në dy ndeshje që kanë vlerë për fazën “play-off” të Ligës së Kombeve.
Duhet thënë se me 10 golat dhe 9 asistet e tij në kampionat, është lojtari që është përfshirë në më tepër gola. Kujtojmë se në dy takimet e mëparshme, kur ishte pjesë e Kosovës në Ligën e Kombeve, Zabërgja nuk ka fituar minuta.