Në radhët e Dinamos bëjnë pjesë edhe dy futbollistë shkodranë, por që deri tani nuk janë bërë faktor me fanellën blu. Bëhet fjalë për sulmuesin Eridon Qardaku dhe portierin Tomas Kiri.
I pari u bashkua me kryeqytetasit në merkaton e verës dhe deri tani ka luajtur shumë pak, vetëm 114 minuta në 5 ndeshje, 1 nga të cilat si titullar.
Qardaku ka pasur disa dëmtime gjatë sezonit, që e kanë lënë jashtë skuadre për shumë ndeshje. Portieri Kiri u bë pjesë e “Nëndetëses” në merkaton e janarit, kur la Italinë dhe u kthye në futbollin shqiptar.
Ai nuk ka debutuar ende me fanellën e Dinamos. Të shtunën këta dy lojtarë do të jenë kundërshtarë me ekipin e qytetit ku kanë lindur, por nuk është se kanë luajtur me Vllazninë.