Skuadra e Dinamos prej pak ditesh ka nisur pergatitjet per sezonin e ri nen drejtimin e trajnerit Nevid Dede. Para tij ne stervitje kane qene disa nga futbollistet e sezonit te kaluar, por atyre u jane bashkuar edhe dy futbolliste te ri.

Behet fjale per lojtare te cilet kane qene pjese e Akademise se Shenkollit. Ka qene presidenti i kesaj te fundit, tashme ortak tek Dinamo, Kristian Gjidodaj, ai i cili duke i njohur mire te dy ata, ua ka propozuar stafit teknik te bluve.

Behet fjale per portierin shkodran Sinan Dani dhe lezhjanin Aurel Marku. Dani ka qene deri para dy vitesh pjese e Akademise Vllaznia dhe me pas kaloi tek Shenkolli.

Eshte i datelindjes 2003, konsiderohet me te ardhme dhe te gjithe shpresojne qe te ndjeke rrugen e Simon Simonit, portierit tjeter qe ka dale nga Shenkolli, spikati tek Dinamo dhe tashme eshte shume prane transferimit ne futbollin turk.

Sinan Dani shpreson shume qe ta binde trajnerin Dede dhe stafin e tij per te qene ai portieri i pare i Dinamos, ndonese konkurrenca do te jete e madhe, por ai nuk ka frike nga kjo, madje eshte i pergatitur per kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/