Bashkepunimi Ardian Bardhi- Kristian Gjidodaj duket se po jep efektin e vet ne ndertimin e skuadres se Dinamos per sezonin e ri futbollistik ku padyshim qe do te synoje te jete kampione dhe te siguroje ringjitjen ne Superlige.
Prania e Gjidodajt si bashkeaksionet tek blute, ka bere qe ai t’u sugjeroje drejtuesve te skuadres disa futbolliste lezhjane te cilet kane qene pjese e Akademise se Shenkollit qe ai drejton, apo dhe ndonje tjeter.
Nderkohe, “Shkodra Sport” meson se prej disa ditesh me skuadren e Dinamos eshte duke u stervitur edhe Patrik Fetaj. Lojtari qe ka mbajtur shiritin e kapitenit te Beselidhja duket se eshte joshur nga oferta e bluve dhe eshte bere pjese e tyre.
Ky eshte nje tregues qe lezhjanet ne sezonin e ri do te hasen me shume probleme sa i takon ndertimit te formacionit prandaj dhe stafi teknik duhet te shpejtoje per te gjetur zevendesuesin e Fetajt apo dhe te ndonje lojtari tjeter qe eshte larguar nga Beselidhja./SHKODRA-SPORT.COM/