Dinamo “shpartallon” Tiranen dhe i merr Vllaznise vendin e dyte ne renditje. Sfida e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Elbasan Arena” eshte fituar nga dinamovitet me rezultatin 4-1. Ne fakt kane qene bardheblute ata te cilet kane shenuar te paret.

Ne minuten e 11-te arbitri Jorgji edhe me ndihmen e sistemit VAR ka drejtuar gishtin nga pika e bardhe dhe aty Zharmuni eshte treguar i sakte duke e derguar topin ne rrjete. Por avantazhi i Tiranes ka zgjatur vetem tre minuta sepse Meta do te shenonte autogol ne porten e tij. Pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 1-1.

Krejt ndryshe e dyta. Goli i shkelqyer i Dejvi Bregut do t’i hapte rrugen edhe dy te tjereve te shenuar nga Lorran dhe Mandela dhe ne kete menyre Dinamo merr nje fitore me shume vlere.

Me trepikeshin e sotem, ajo ngjitet ne kuoten e 47 pikeve duke kapercyer Vllaznine ne renditje dhe duke qene tashme e dyta. Nderkohe qe Tirana ndan vendin e fundit dhe te parafundit me Skenderbeun, me pike te barabarta, nga 26 secila.

TIRANA-DINAMO 1-4
11′ (p) Zharmuni / 14′ (ag) Meta, 62′ Bregu, 69′ Lorran, 72′ Mandela