Pasi mundi Vllaznine javen e kaluar, Dinamo ka fituar edhe sonte ndaj Laçit dhe si rrjedhoje ka marre kryesimin provizor te “Abissnet Superiore”. Ajo ka arritur te triumfoje me rezultatin 2-1 ndaj kurbinasve ne takimin e luajtur ne stadiumin “Elbasan Arena”.

Ne minuten e 22-te ka qene Mandela i cili merr një pasim nga Zabëgja në të djathtën, Dajsinani ndal gjuajtjen e parë të sulmuesit por nuk mund të bëjë asgjë në të dytën. Pjesa e pare u mbyll me kete gol.

Ne pjesen e dyte, pikerisht ne minuten e 54-te ka qene nje aksion individual i shkëlqyer i Zabërgjës i cili niset drejt portës duke djegur mbrojtësit dhe lëshon gjuajtje të pakapshme për Dajsinanin duke dyfishuar shifrat.

Ne minuten e 80-te nderkohe pas një aksioni te shpejtë te Laçit, topi shkon te Kofi në zonë, Muzek ndërhyn dhe gjyqtari Bylykbashi bën shenjë nga pika e bardhë. Ai ftohet nga VAR më pas të shohë pamjet dhe pasi vëzhgon monitorin, bën shenjë për goditje këndi duke anuluar penalltinë.

Laçi gjithsesi do te arrinte te shenonte pikerisht ne minuten e 97-te, kur pas një goditje nga këndi, Prodani gjen përgjigjen e Salit, por sfera shkon te Kurti i cili gjuan fillimisht traversën e më pas shtyn sferën në rrjetë. Nje gol qe gjithsesi vlen sa per statistike sepse Laçi eshte mundur me rezultatin 1-2 dhe pas javes se 8-te te kampionatit, vazhdon te mbetet ne vendin e fudnit te renditjes me vetem 3 pike te grumbulluara.


DINAMO-LAÇI 2-1

22′ Mandela, 54′ Zabërgja . 90′-7′ Kurti