Dinamo dhe Skënderbeu kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 shumë të luftuar në “Elbasan Arena”.
Të dy skuadrat luftojnë për objektiva të ndryshëm, por sot kanë luajtur një ndeshje shumë të bukur si të barabartë, duke kërkuar të gjenin golin që në minutat e parë. “Paqja” u thye vetëm në pjesën e dytë, kur një penallti solli avantazhin e Rashicës për Skënderbeun. Megjithatë, nuk vonoi përgjigja e Dinamos me Lorran për të vendosur baraspeshën në shifra.
Edhe pse rastet nuk munguan deri në fund, rrjetat nuk u tundën më dhe ekipet u desh të kënaqeshin me nga një pikë që nuk ndryshon renditjen e tyre, por që për momentin largon pak më shumë nga kreu Dinamon pas dy barazimeve radhazi.
DINAMO-SKËNDERBEU 1-1
85′ Lorran / 77′ (p) Rashica
NGJARJET KRYESORE:
90’+5’ Ndeshja mbyllet me barazimin 1-1.
90’+5’ Rabiu ndëshkohet me të verdhë pasi ndal një sulm të shpejtë të Dinamos.
90’+4’ Rashica në fundore nga e djathta nis topin në shtyllën e parë ku del Teqja i vëmendshëm.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
90’ Një harkim nga e djathta gjen Zabërgjën, gjuajtja e tij fluturimthi kalon mbi traversën e portës së Skënderbeut. (VIDEO)
90’ Balaj i lë vendin në fushë Çuçkës te Skënderbeu.
85’ GOOOL DINAMO! Maliqi harkon nga e djathta në shtyllën e dytë ku Lorran me kokë barazon shifrat. (VIDEO)
82’ Maliqi dhe Jonuzi hyjnë në fushë në vend të Vilës dhe Meksit në radhët e Dinamos. Vangjeli merr vendin e Dokës te Skënderbeu.
80’ Provon të reagojë shpejt Dinamo, me Bregun i cili sheh një gjuajtje të tij në kufijtë e zonës të devijohet jashtë.
77’ GOOOL SKËNDERBEU! Shënon Rashica me penallti. (VIDEO)
74’-77′ Kundërsulm i shpejtë i Skënderbeut, Frenklin hyn në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti me Hoxhën. Laver Alla akordon penallti mes protestave të dinamovitëve. Gjyqtari pret një sinjal nga VAR-i dhe pas 3 minutash pritje konfirmon gjuajtjen nga pika e bardhë. (VIDEO)
70’ Nani gjen Bregun në shtyllën e dytë në të majtën, gjuajtja e fantazistit vlonjat është për t’u harruar. (VIDEO)
67’ Lukas i lë vendin Nikajt në radhët e Skënderbeut.
66’ Vaskez ndal një gjuajtje të Bregut që po i drejtohej portës, por aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)
63’ Estrela ndëshkohet me karton të verdhë.
62’ Balaj provon edhe një herë nga jashtë zonës, këtë radhë pa gjetur portën e Teqjes. (VIDEO)
60’ Pasim i shkëlqyer i Shaqes nga e majta, Aliji me ndërhyrjen e tij shmang një moment problematik para portës së Teqjes. (VIDEO)
55’ Meksi ndëshkohet me karton të verdhë.
53’ Goditje spektakolare fluturimthi e Rabiu, Teqja bën një ndërhyrje vendimtare dhe devijon sferën mbi traversë. (VIDEO)
51’ Luhet në këto minuta vetëm pranë zonës së Skënderbeut, blutë harkojnë disa herë por nuk gjejnë momentin për gjuajtjet.
47’ Menjëherë shfaqet rrezikshëm Dinamo me një gjuajtje që devijohet në këndore nga Alia. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë pa lëvizje nga pankinat.
45’+2′ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’-45’+2′ Loja ndalohet për shkak të një përplasje kokë më kokë mes Rabiu dhe Gudiabit, me të dy lojtarët që marrin ndihmën mjekësore. (VIDEO)
44’ Gjuajtje e harkuar tokazi me të majtën e Qefaliajt nga jashtë zonës, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
41’ Gjuajtje e fortë e Balajt me të majtën, Teqja pret në pozicion. (VIDEO)
36’ Të dy skuadrat janë të mbyllura mirë në prapavijë dhe nuk lejojnë hapësira para portave, teksa loja zhvendoset nga një gjysmëfushë në tjetrën.
30’ Rabiu provon nga ana tjetër nga distanca, sfera shkon shumë larg portës.
29’ Top në thellësi për Meksin në të djathtën, Alia del dhe mbërthen sferën. (VIDEO)
25’ Hoxha ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Rashicës.
23’ Nani hyn në zonë në të djathtën, pasimi i tij në shtyllën e dytë nuk devijohet në portë nga Vila. (VIDEO)
19’ Gjuajtje e fortë e Nanit, topi devijohet në këndore.
15’ Bregu lëshon një gjuajtje të rrufeshme në kufijtë e zonës, por Alia është i vëmendshëm dhe kontrollon sferën. (VIDEO)
8’ Aksion i shpejtë i dyshes Balaj-Rashica me këtë të fundit që gjuan por sheh topin të devijohet mbi traversë. Aksioni bëhet i pavlefshëm për shkak të një prekje me dorë të sulmuesit të korçarëve. (VIDEO)
6’ Vila shfaqet rrezikshëm në anën tjetër, mbrojtja korçare largon me vështirësi në këndore. (VIDEO)
3’ Vaskez gjuan pas zhvillimit të një goditje këndi, sfera devijohet jashtë.
2’ Menjëherë shfaqen rrezikshëm korçarët në zonë, me Teqjan i cili me këmbë devijon jashtë gjuajtjen e Dokës. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE
Dinamo: Teqja, Hoxha, Aliji, Lorran, Meksi, Gudiabi, Qefalija, Nani, Bregu, Zabërgja, Vila.
Trajner: Ilir Daja
Skënderbeu: Alia, Vaskez, Prençi, Rabiu, Estrela, Doka, Shaqe, Lukas, Balaj, Rashica, Frenklin
Trajner: Ernest Gjoka